
Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë finalizoi këtët të mërkurë operacionin e koduar “Rent a Car”, duke shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A.B.
43-vjeçari, me banim në kryeqytet, merrte automjete me qira në kompani të ndryshme dhe më pas i mbante peng në këmbim të vlerave monetare, ose për t’i shitur me çmime të lira.
Hetimet kanë nisur pas denoncimit të bërë pikërisht nga një prej kompanive të dhënies së makinave me qira, të cilës i ishin marrë 5 mjete nga 43-vjeçari, i dënuar tre herë më parë për mashtrim.
Njëkohëshit po procedohet në gjendje të lirë një 41-vjeçar po nga Tirana, i cili ishte personi që jepte paratë për qëllime përfitimi, kundrejt garancive pasurore, siç janë automjetet. Personi në fjalë akuzohet për fshehje të të ardhurave.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 makina të llojeve të ndryshme, 3 nga të cilat ishin marrë me qira nga 43-vjeçari i shpallur në kërkim.
Top Channel