Plagosi 5 vetë në aksident, arrestohet 47-vjeçari

24/05/2017 00:00

Agjentë të policisë rrugore në Korcë bënë arrestimin e një 47-vjeçari, i dyshuar si përgjegjës për një aksident rrugor ku disa persona mbetën të plagosur.

Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë lokale të Policisë thuhet se në pranga ka rënë shtetasi Qazim Tafa, i cili më herët gjatë ditës, duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Nissan”, me targë “NZI 6305” ka dalë nga rruga dhe ka plagosur një person, si dhe 4 persona të tjerë që po udhëtonin me të.

Sipas njoftimi, personat e plagosur po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Korçës dhe për momentin asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit, për procedimin e 47-vjeçarit Tafa nën akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel