Miratohet bashkëfinancimi, Veliaj: I hapet rruga ndërtimit të 30 shkollave

24/05/2017 00:00

Qeveria ka miratuar projektin e bashkëfinancimit me bashkinë e Tiranës të ndërtimit të 30 shkollave të reja. Ka qënë vetë kryebashkiaku Veliaj që ka bërë të ditur lajmin gjatë takimit elektoral në Kashar.

“Qeveria shqiptare, kryeministri ynë Edi Rama sapo aprovoi projektin e bashkëfinancimit me Bashkinë e Tiranës për 30 shkolla të reja, nga të cilat dy 9-vjeçare dhe një e mesme do ndërtohen në zonën Kashar-Yzberisht-Kombinat. Pra 3 shkolla të reja, aq sa ka kërkuar vetë komuniteti këtu”, tha Veliaj.

Duke u ndalur tek banesat sociale, Veliaj deklaroi se ndryshe nga administrata Basha që i bllokoi, brenda një kohe të shkurtër u mundësua shpërndarja e tyre tek njerëzit në nevojë. Gjithashtu Veliaj theksoi se Bashkia do të shpërndajë edhe kreditë e buta për të pastrehët, ndërkohë që gjatë drejtimit të Bashkisë prej Bashës, përfitues ishin vetëm ministrat, deputetët apo drejtorët demokratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA