Gjykata dënon dy zyrtarë të Bashkisë së Vaut të Dejës
24/05/2017 00:00
Dy inxhinierë të Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë dënuar nga Gjykata e Shkodrës.
Salvador Kaci dhe Albert Malkolaj u dënuan me dy vite heqje lirie, dënim që u konvertua me 180 orë punë të detyruar në interes publik dhe 5 vjet të mosushtrimit të funksioneve publike, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkodrës, ndonëse mbrojtja kërkoi pafajësi për dy të akuzuarit. Sipas arsyetimit të gjykatës, dy të akuzuarit kishin dhënë një leje ndërtimi në mënyrë të kundraligjshme në zonën e Bushatit.
Gjatë seancës gjyqësore ishte i pranishëm vetëm njëri nga të akuzuarit, ndërsa i akuzuari tjetër Salvator Kaci nuk ishte prezent në dhënien e vendimit.
Top Channel