Dhuna, vetëm rritje, strategji kundër fenomenit

24/05/2017 00:00

Dhuna në familje duket se është kthyer në një fenomen që nuk njeh ulje. Edhe pse prej gati dy vitesh po zbatohet ligji i ashpërsuar për dhunën në familje, ky fenomen jo vetëm që nuk ka shënuar ulje, por ka tendencë rritje.

Sipas statistikave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, që nga muaji janar e deri më tani, janë në gjykim plot 255 çështje, ndërsa vitin e kaluar në të gjithë vitin u gjykuan nga kjo gjykatë 500 çështje për dhunë në familje. Për psikologen Arjana Muça, nuk mjafton vetëm ligji për të minimizuar këtë fenomen shqetësues të shoqërisë shqiptare.

“Duhet të hartohen politika të punësimit, në mënyrë që familja mos të përdori vështirësitë ekonomike si nisje të dhunës. Gjithashtu sensibilizimi nuk duhet të bëhet vetëm me fushata në data të caktuara, por duhet të jetë konstant. Ndërsa studimet e fundit kanë treguar se emisionet televizive që trajtojnë dhunën në familje kanë dhënë efekte në ulje të fenomenit”, shprehet Arjana Muça , psikolog.

Sipas psikologes, një vëmendje e shtuar sa i takon sensibilizimit duhet të jetë tek të rinjtë, për të mos ta trashëguar këtë fenomen ndër breza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA