Tiranë, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari

23/05/2017 00:00

Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi nuk e kishte siguruar mjetin e tij me kushtet e parkimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Shupal të Zallbastarit, ku S. F 22 vjeç kishte parkuar mjetin e tij furgon në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

22-vjeçari ka tentuar të frenojë mjetin, por si pasojë e shpejtësisë së fituar mjeti ka rënë në një lartësi prej 10 metra, duke marrë me vete dhe drejtuesin e saj. Për shkak të plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel