Testimi në shkolla, në provim klasat e pesta

23/05/2017 00:00

Klasat e pesta në të gjitha shkollat në vend i janë nënshtruar një testimi për dy orë me qëllim vlerësimin e nivelit arsimor në ciklin arsimor fillor. Gjatë gjithë vitit shkollor nxënësit kanë qenë në trysninë  e këtij testimi.

Në Agjencinë Kombëtare të Provimeve shpjegojnë se ky testim nuk ka qëllim vlerësimin e nxënësit dhe nuk ka nota. Madje nuk është as i detyrueshëm.

“Nuk është provim, në fakt është vetëm vlerësim. Nuk është i detyrueshëm”, shprehet Rezan Vrapi.

Sipas drejtores Vrapi, ky vlerësim i nxënësve të ciklit fillor në lëndën e Gjuhës Shqipe, Matematikë  dhe Dituri do të shërbejë si informacion për përmirësimin e kurrikulave dhe mënyrës së mësimdhënies duke trajnuar dhe mësuesit .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA