Katastrofat natyrore, Nishani në samitin e Meksikës
23/05/2017 00:00
Presidenti Bujar Nishani është nisur drejt Meksikës, ku do të marrë pjesë në punimet e sesioneve të Platformës Globale 2017 për reduktimin e rrezikut të katastrofave.
Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, kreu i shtetit shqiptar do t’i drejtohet me një fjalim sesionit dhe do të zhvillojë disa takime të rëndësishme pune.
Në qendër do të jenë bisedimet për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore.
Top Channel