Vlorë, asgjësohen mbi 330 bimë narkotike; 2 të arrestuar
22/05/2017 00:00
Agjentët e policisë së Vlorës kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të narkotikëve në Himarë dhe Selenicë.
Në një njoftim të Drejtorisë lokale të Policisë thuhet se uniformat blu kanë gjetur dhe asgjësuar 336 bimë kanabis sativa.
Ndërkohë, lidhur me bimët janë arrestuar dy persona, shtetasit Diftir Ngucaj, 39 vjeç dhe Zenel Aliaj, 49. Këta të fundit i kishin mbjellë bimët në oborret e banesave të tyre, përkatësisht në fshatrat Kuç dhe Bolenë.
Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se një pjesë e bimëve narkotike, 50, janë gjetur të mbjella në një parcelë në fshatin Drashovicë. Ato kishin arritur gjatësinë 80 cm, ndërsa po punohet për identifikimin e kultivuesit.
Top Channel