
Marrëveshja Rama-Basha riktheu opozitën në Kuvend në një seancë të jashtëzakonshme për votimin e ndryshimeve në qeveri dhe institucioneve të tjera dhe të vettingut.
Seanca nisi me një kërkesë të Oerd Bylykbashit drejtur kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Deputeti demokrat kërkoi që votimi i Vettingut të lihej për në fund të seancës duke thënë se kështu ishte rënë dakord në marrëveshjen mes palëve.
Gramoz Ruçi kundërshtoi kërkesën e Bylykbashit.
“Pse të nisim me mosbesim këtë? Çështë ky kushtëzim që bëhet?”, tha Ruçi.
Por, Edi Paloka shpjegoi qëllimin e kërkesës së opozitës.
“Qëllimi është që ky vettingu i famshëm të jetë akti i fundit i këtij Parlamenti, kaq. Nuk është ajo që thotë zoti Ruçi”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD.
Ilir Meta kërkoi që të vazhdohej sipas kalendarit.
“Meqë kemi edhe miratimin e zotit Berisha, unë them të vazhdojmë kështu”, tha ai.
Top Channel