Berisha thërret aleatët në selinë blu, ja kur do të mbahet takimi
Në një takim me të rinjtë, pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se realizimi i reformës në drejtësi ka mbërritur në epilog.
“Sot realizojmë atë që dukej e pamundur që kur nisëm rrugëtimin drejt fitores së qershorit të 4 viteve më parë dhe kur futëm në kalendarin qeverisës reformën në drejtësi”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se, kjo reformë duhet konsideruar si sfida kryesore e këtij mandati qeverisës dhe duhet të ecë përpara.
“Të çlirojmë drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar dhe pastaj, me të njëjtën këmbëngulje e kokëfortësi që luftuam për vettingun do të luftojmë për të rritur mirëqënien ekonomike në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë ka theksuar se vettingu është produkti kryesor i marrëveshjes me opozitën, përmes të cilës opozita u kthye në Parlament.
Më tej, ai ka theksuar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, politika shqiptare do të njohë një periudhë të re, që do ta largojë atë nga steriotipi i “padronëve të popullit”.
“Boll janë sjellë partitë politike në Shqipëri si padronë të popullit”, ka shtuar Rama.
Top Channel