Kontroll në territor, policia sekuestron skafin italian
22/05/2017 00:00
Policia e Vlorës ka sekuestruar një skaf italian gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësorë.
Mjeti lundrues është gjetuar përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.
Policia ka bllokuar mjetin me gjatësi 9 metra dhe një motor “Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.
Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm. Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel