Reshjet, probleme në Durrës
21/05/2017 00:00
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve këtë të dielë, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Përmbytje rrugësh e trotuaresh ka pasur jo vetëm në kryqëzime, por edhe në sheshin kryesor, në qendër të qytetit.
Por, problemet u shfaqën sot edhe në port. Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur me 2-3 orë vonesë, për shkak të detit të trazuar, ndërsa anijet e peshkimit dhe ato tregtare të tonazhit të mesëm kanë pezulluar lundrimin dhe aktivitetin deri në përmirësim të kushteve atmosferike.
Top Channel