Çmimi i ulët i qershive, banorët e Godoleshit: Mbeten stok

21/05/2017 00:00

Fshati Godolesh i Elbasanit është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qershive në vend. Edhe pse tregtarë nga e gjithë Shqipëria shkojnë atje për grumbullimin e qershive, përsëri prodhuesit nuk janë të kënaqur.

Sipas tyre, çmimi nuk justifikon shërbimet dhe mundin e një viti të tërë.

Fermerët e Godoleshit janë gjithashtu prodhues të mëdhenj të ullirit. Por, ndërsa tregu i këtij të fundit është rregulluar, tregtimi i qershive mbetet problem dhe nuk ndodh rrallë, që qindra kilogramë të shkojnë dëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA