Zbulohet një parcelë me 145 rrënjë kanabis në Vlorë

20/05/2017 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe më pas asgjësuar një parcelë me 145 bimë kanabis sativa në fshatin Dukat, pranë “Parkut Kombëtar të Llogarasë”.

Sipas policisë, bimën narkotike ishin të sapo mbjella në pronë publike pa pronarë me lartësi deri në 4 cm, të cilat u asgjësuan me shkulje dhe copëtim.

Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

Top Channel