Vau i Dejës, plagoset në pritë të armatosur ushtaraku
20/05/2017 00:00
Një efektiv i Repartit ushtarak të Vaut të Dejës është plagosur me armë zjarri në dalje të qytetit, mbrëmjen e së shtunës.
23-vjeçari ishte në makinë, duke u kthyer në shtëpi pas shërbimit, kur është qëlluar në një pritë me breshëri automatiku.
Në gjendje të rëndë, 23-vjeçari është transportuar për Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Sipas policisë, dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është një 20-vjeçar, banues në Vaun e Dejës, i cili është shpallur në kërkim.
Top Channel