
Përveç instalacionit artistik “Reja” të artistit japonez Fujimoto, në Tiranë do të mbërrijë së shpejti një tjetër vepër.
Nisma u bë e ditur nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në një nga aktivitetet kulturore që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës me rastin e 1-vjetorit të vendosjes së instalacionit “Reja”.
“Si “Reja” ne po përgatitemi të sjellim një tjetër instalacion. Po ju zbuloi vetëm emrin, quhet “Radura”. Ne e kemi parë një vitë më parë në Bienalen e Venecias dhe disa aktivitete të tjera. Kemi kërkuar që edhe atë instalacion, që ka të njëjtin projekt, por që sigurisht që si projekt është ndryshe, ta sjellim në një nga parqet e Tiranës, për të krijuar një tjetër hapësirë. Këto dy instalacione të jenë hapësira publike, e cila gjeneron gjithnjë e më shumë aktivitete”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj tha se “Reja” është kthyer në një atraksion turistik të kryeqytetit dhe një pikë referuese për çdo qytetar që viziton Tiranën.
Top Channel