Jetesa me qershi, banorët e Ballagatit prodhojnë 200 ton

20/05/2017 00:00

Shumë familje në fshatin Ballagat të Lushnjës nuk e sigurojnë jetesën me prodhimet për të cilat Myzeqeja është më e njohur si trangujt, specat apo domate. Ata kultivojnë qershi.

Familja Kuqi merret prej 25 vjetësh me pemëtari. Dhjetëra rrënjë qershie të mbjella gjatë regjimit komunist i përfituan nga “ligji 7501”.  Ndërsa një pjesë të varieteteve i kanë zëvendësuar. Me fitimet që kanë nga shitja e qershive prej muajit prill deri në qershor, familja jeton përgjatë pjesës gjithë vitit.

“Unë këtu kam rreth 6 dynym sipërfaqe. Që prej 20 prillit kemi dalë në treg me qershi që është dora e parë. Është një mrekulli, sidomos kur e bën edhe zona”, shprehet Shefit Kuqi, fermer.

Edhe të rinjtë e Ballagatit kanë mësuar të jetojnë me pemëtari. Endi 22 vjeç thotë se nga i ati ka mësuar gjithçka dhe se bashku me 6 anëtarët e tjerë të familjes punojnë gjithë vitin për të qenë në treg vetëm tre muaj.

“Tregu është mirë. Fillon me 6 mijë lekë kilogrami, por më pas bie gradualisht”. thotë Endi Kuqi.

60% e sipërfaqes bujqësore në Ballagat është e mbjelle me qershi. Ky prodhim furnizon 50% të tregut në Lushnjë, me pothuaj dy mijë kuintalë qershi për sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA