Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpie” për ndërtuesin Enver Shaba, në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria e rrethit pas shembies së tre kateve të ndërtesës në pronësi të tij.
Hetimet e organit të akuzës nisën pas rrëzimit të kateve të sipërme të ndërtesës 21-katëshe, në zonën e rërës, në plazhin e Golemit.
Sipas prokurorisë, nga shembja e tre kateve u vu në rrezik jeta e banorëve, ndërsa u dëmtuan edhe katet e mëposhtme, duke e bërë rrezikun edhe më konkret.
Përfaqësuesit e akuzës kërkuan “arrest me burg” për biznesmenin Shaba, ndaj të cilit ishte ngritur edhe akuza e “ndërtimit të paligjshëm” dhe “abuzimit me detyrën”, për faktin se katet në e shembura ishin pa leje.
Por trupa gjykuese ka vendosur “arrest shtëpie”.
Top Channel