“Dinamo”, sekuestrohen armë e municione në Elbasan

20/05/2017 00:00

Forcat e policisë së Elbasanit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Dinamo”, në kuadër të të cilit është sekuestruar një arsenal armësh dhe është arrestuar poseduesi.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në banesën e shtetasit Ëngjëll H., 62 vjeç janë gjetur:

1 armë zjarri automatike, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë;

1 armë zjarri pushkë, model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë;

1 pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë;

6  kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila;

45 copë fishekë për pushkë sportive;

30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm;

173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm;

1 armë e ftohtë thikë;

131 kartëmonedha me prerje 1.000 lekë;

2 aparate telefoni të markave të ndryshme;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 62-vjeçari kishte si qëllim t’i trafikonte armët dhe municionet. Ndaj dhe materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, në akuzës e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “trafikimit” të tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel