“Mungesa e burrërisë, s’mund të jetë hall tjetër i PD”, Salianji nga takimi në Elbasan: Berisha na kërkon llogari përse mblidhemi, në vend që të… Ambasadori austriak në Tiranë e përshendeti marrëveshjen politike në Shqipëri dhe u shpreh i lumtur që marrëveshja parashikon edhe vazhdimin e reformës në drejtësi.
“Së pari zgjedhjet janë thelbi i demokracisë. Dhe në këtë kuptim jam shumë i lumtur që u arrit marrëveshja mes dy partive. Shqiptarët meritojnë të kenë mundësi të gjera zgjedhjeje, nga disa parti. Dhe me këtë marrëveshje iu dha kjo mundësi. Përveç kësaj, Shqipërisë i nevojitet stabilitet dhe zgjidhja që u gjet është kontributi i qartë për këtë stabilitet, për më shumë investime dhe vazhdimin e zhvillimit ekonomik.
Së dyti, Shqipërisë i duhet sundimi i ligjit dhe jam i kënaqur që dje marrëveshja përmbante një drejtim të qartë për të ecur para me reformën në drejtësi”, u shpreh Johann Sattler, ambasador i Austrisë.
Top Channel