Bashkia e Elbasanit ka çelur sezonin turistik kurativ në Tregan, një zonë e njohur për pasurinë e saj me ujrat termale.

Në vijimësi të promovimit të zonave turistike, kryetari i bashkisë tha se për zhvillimin e kësaj zone nevojiten edhe më shumë investime.

Qazim Sejdini u shpreh: “Do t’i japim një mundësi zhvillimi të gjithë banorëve të Treganit dhe zonave përreth”.

Këto llixha frekuentohen nga qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Kosova, ku nuk mungojnë struktura të ngjashme që shfrytëzojnë ujërat termale.

“Jemi shumë të kënaqur. Janë të jashtëzakonshme. Kam qenë dhe në Peshkopi, por si këtu nuk ka”, thonë frekuentuesit.

Vetëm 15 km larg Elbasanit, llixhat po frekuentohen në masë vitet e fundit, përpos sëmundjeve reumatizmale, tashmë edhe për vlerat kozmetike, shërbim që ofrohet nga disa hotele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA