Për punë në Durrës, por të rinjtë nuk i preferojnë disa zanate

18/05/2017 00:00

Në shumë vende punësimi sezonal i të rinjve është një mundësi reale për të fituar para’, përvojë, si dhe për t’u përballur me jetën reale.

Gjetja e një vendi pune në një qytet bregdetar si Durrësi gjatë sezonit të verës nuk është aspak e vështirë.

Në Zyrën e Punës, nevojat e biznesit edhe për punësim sezonal në hoteleri dhe bar restorante jane të shumta, por shumica e punëkërkuesve i shmangin këto vende pune.

“Kërkesa ka plot nga bizneset, sidomos tani që është sezoni i verës. Ato variojnë nga hoteleria tek restorantet, ku ka goxha kërkesa për banakierë, kamarierë ose kuzhinierë”, deklaron Indrit Buka, drejtor i Zyrës së Punës Durrës.

Edhe pse ankohen për papunësinë, shumë prej të rinjve nuk e pëlqejnë punën e kamarierit apo të shërbimit ndaj publikut, që mbeten më të kërkuarat në sezonin e verës. Shkak janë pagat e ulëta.

Ka nga ata që përfitojnë nga punësimi sezonal në vendet e BE-së, po dhe të tjerë që duan të pushojnë gjatë stinës së nxehtë.

“Pajtetër që do të përfitoj. Unë punoj në Itali, sepse këtu në Shqipëri nuk ka shumë variante pune. Të punosh kamarier për 150 mijë lekë nuk ia vlen”, thotë një djalë i ri.

Aktualisht, në Durrës janë të rregjistruar 6 925 të papunë dhe ofrohen rreth 600 vende të lira pune, kryesisht në profesionet rrobaqepës, mekanik, saldator, elektroauto, kamarier, banakier, recepsioniste, si dhe ekonomist e jurist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA