Është hapur edicioni i tetë i panairit “Work and Study”, ku 40 kompani dhe 20 universitete ofrojnë rreth 4 mijë vende pune për të rinjtë.

Për herë të parë në panair edhe Bashkia e Tiranës ofron vende të lira pune.

“60 vende të lira pune në administratë dhe 100 vende në agjencitë e bashkisë në varësi”, tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku i Tiranës i kërkoi të rinjve të orientohen drejt arsimit profesional, në mënyrë që studimet e tyre të përshtaten me tregun e punës. “Prindërit të orientojnë fëmijët drejt studimeve që i japin një punë të sigurtë”, u shpreh Veliaj.
 
Edhe Ministria e Arsimit ka një tendë në këtë panair për të orientuar maturantët për ta pasur sa më të lehtë zgjedhjen e degës ku duan të kryejnë studimet e larta.

Ministrja Nikolla garantoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për rritjen e cilësisë së arsimit profesional në standarte europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA