Detajimi i marrëveshjes Rama-Basha, takim në Pallatin e Kongreseve

18/05/2017 00:00

Pas arritjes së marrëveshjes pas mesnate, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike po takohen për modalitetet në Pallatin e Kongreseve.

Vetë Basha ka deklaruar se pas detajimit të marrëveshjes do të mbyllet edhe çadra e protestës.

Rreth orës 10.05 ata kanë hyrë në takim, Rama i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi. Takimi mes të katërve ka zgjatur 10 minuta, e më pas vetëm Rama dhe Basha kokë më kokë.

Marrëveshja mes dy liderëve politike u arrit në orët e para të së enjtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA