Rama dhe Veliaj në kopshtin e rikonstruktuar nr. 38

17/05/2017 00:00

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministri Edi Rama ishin në Kombinat, ku vizituan fëmijët e kopshtit 38.

Gjatë vizitës atje, kreu i qeverisë vlerësoi ndërhyrjet që janë bërë nga bashkia për infrastrukturën e kopshteve dhe çerdheve në Tiranë. Erjon Veliaj solli shembuj konkretë të investimeve që i cilësoi të suksesshme.

“Isha me ambasadorin francez në një drekë pune dhe tha si ka mundësi, kaq lirë çerdhet?! Tha: Unë çoj fëmijën tim shteti m’i mbulon të gjitha. E hoqa nga privati se mënyra se si gatuajnë këtu, vijnë të freskëta nga pazari në mëngjes. Në momentin që edhe ambasadorët nuk e bëjnë për kursim, por e bëjnë për cilësi, heqin fëmijët nga privati te publikja, them që kemi arritur në një fazë shumë të mirë”, tha Veliaj.

Në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës shkojnë aktualisht mbi 8 mijë fëmijë, ndërsa, sipas bashkisë, kërkesat janë thuajse për 8-10 herë më shumë. Sipas këtij institucioni, kjo ka ardhur si rrjedhojë e investimeve të bëra në dy vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA