Plagosi dy persona, arrestohet polici i burgut
17/05/2017 00:00
Oltion Suta është vënë në pranga nga policia gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës pasi dyshohet si autor i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Krujë.
Suta, 36-vjeç, ishte polic në burgun e Zaharisë. Ai dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur rreth orës 06:45 minuta të ditës së sotme ku mbeti i plagosur daja i tij, shtetasi R.Sh, si dhe shtetasi G.G, 47 vjeç. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në afërsi të stadiumit të Krujës, ndërsa sipas policisë, Oltion Suta ka qëlluar me armën e shërbimit pistoletë TT.
36-vjeçarit të arrestuar, policia i sekuestroi edhe armë me të cilën la të plagosur dy personat.
Top Channel