Operacione antidrogë në Shkodër, Vlorë dhe Durrës

17/05/2017 00:00

Policia e Shkodrës ka shkatërruar 10 parcela të mbjella me kanabis.

Mësohet se në vendin e quajtur Burga, në fshatin Lekaj të Shkodrës, në një zonë të pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 parcela, me 827 bimë narkotike, me gjatësi 10-15 cm. Policia arrestoi në flagrancë Altin Celin, 25 vjeç, për mbjelljen e parcelës, si edhe kryeplakun Nikoll Plepi, 62 vjeç, për “moskalle?zim krimi dhe “shpe?rdorim detyre”. 

Policia shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e një 28-vjeçari nga Shkodra.

Ndërkohë, Policia e Vlorës ka sekuestruar 11.6 kg kanabis në një banesë si dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj, Kristo Abazaj, 24 vjeç.

Në një tjetër operacion antidrogë, nga Policia e Durrësit u sekuestruan 43 kg kanabis dhe u arrestuan 4 persona. Në pranga ranë Ferdinand Topi, Agron Kurti, Pëllumb dhe Lajdan Boja. Ata u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, për ta shitur më pas në Tiranë.

Top Channel