Fushë-Krujë, sekuestrohen 30 kallëpe tritoli; 4 në pranga
17/05/2017 00:00
Policia ka sekuestruar në Fushë Krujë 30 kallëpe eksploziv dhe kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës dhe ka vënë në pranga 4 persona.
Në sajë të operacionit të koduar “Saga” janë arrestuar Vjollca Sorra, 42 vjeçe, Edmond Demiri, 32 vjeç, Robert Doku 30 vjeç, dhe Viktor Hanaj, 33 vjeç nga Burreli.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjet 30 kallëpe eksploziv me peshë 6 kg, 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës, 4 celularë, dhe një mjet tip Benz.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të lëndëve plasëse në bashkëpunim.
Top Channel