Vlorë, pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane
16/05/2017 00:00
Agjentë të policisë së Vlorës kanë vënë në pranga këtë të martë një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Burime policore lokale bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ilir Bregu, arrestimi i të cilit është bërë i mundur pas mbledhjes së informacioneve në rrugë operative.
Në momentin e arrestimit, 34-vjeçari ndodhej në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.
Në vitin 2014, Gjykata e Firences e kishte shpallur Bregun fajtor dhe dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg për veprat penale “pengmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Top Channel