Vettingu dhe 18 qershori. Ngel gjithçka në dy pika mes dy kampeve
16/05/2017 22:45
Shkon drejt dështimit edhe një ditë tjetër. Duket se gjithçka ka mbetur tek data e zgjedhjeve. Mazhoranca thotë se nuk toleron në dy gjëra: vettingun dhe Kushtetutën. Për datën e zgjedhjeve, brenda qershorit.
Pas takimit të tretë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me aleatët, PD ka pranuar paketën McAllister dhe është e gatshme të vazhdojë ndërmjetësimin me palën tjetër.
Reagim nga Partia Socialiste nuk ka patur, por burime pranë qeverisë thonë se mazhoranca është e gatshme për të negociuar gjithçka përveç Kushtetutës, që lidhet me zgjedhjet brenda qershorit, dhe vettingun.
Top Channel