Meta, me të rinjtë: Jeni forca e zgjedhjeve të 18 qershorit

16/05/2017 00:00

Nga Vlora, ku prezantoi kandidatët e LSI-së për 18 qershorin, ish-kryetari Ilir Meta theksoi se të rinjtë do të jenë forca në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre, te serioziteti i tyre dhe njëkohësisht duhet t’i japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve. Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante, më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA