
Mes Policisë Bashkiake të Shkodrës dhe Policisë së Rendit ka pasur një përplasje verbale këtë mëngjes, në qendër të qytetit.
Debati nisi për shkak të përplasjes së orareve të aktiviteteve që do të zhvillohen në të njëjtin vend, njëri në orën 10:30 nga bashkia dhe tjetri pasdite nga kryeminstri, në një takim me të rinjtë socialistë.
Në momentin kur punonjësit e bashkisë kanë nisur të vendosin një tendë, ka ndërhyrë policia, duke u thënë se për këtë nuk kanë leje dhe se pasdite do të ketë kryeministri takim.
Pas debateve mes palëve, policia ka lejuar vendosjen e tendës deri në orën 13:00. Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi i bëri thirrje Edi Ramës të mos provokojë, pasi disa orë përpara aktivitetit të tij, do ta ketë të lirë sheshin.
Në shesh, situata është e qetë dhe aty është vendosur tenda e bashkisë.
Top Channel