Rama: Projekte madhore edhe për Shkodrën, por pa Voltanën

15/05/2017 00:00

Takimin e radhës me të rinjtë e Partisë Socialiste kryeministri Rama e ka zhvilluar në Shkodër, ku premtoi që shumë shpejt ndryshimi do të vijë edhe për Shkodrën, duke theksuar si një pengesë për realizimin e shumë projekteve kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi.

“Kemi dashur të bëjmë më shumë, por nuk kemi mundur. Po i vijmë rrotull Shkodrës, deri aty ku nuk na kap Voltana. Do i shërbejmë sa të mundemi, deri aty ku na del përpara Voltana”, u shpreh kryeministri Rama, duke evidentuar kryebashkiaken e Shkodrës si një pengë për realizimin e projekteve të ndryshme në bashkinë më të rëndësishme në veri të Shqipërisë.

E ndërsa premtonte që së shpejti në Shkodër do të nisin projekt si ato të vijës bregdetare në Vlorë, ai bëri të ditur se brenda pak ditësh fillon rindërtimi i rrugës Velipojë-Shkodër.

“Shumë shpejt atë transformim që po bëjmë në vijat bregdetare si në Vlorë, do ta bëjmë edhe në Shkodër. Brenda pak ditësh fillojmë rindërtimin e rrugës Velipojë-Shkodër”, u shpreh ai.

Ndër të tjera kryeministri Rama tha edhe se Voltana Ademi kishte tentuar që të bllokonte zhvillimin me të rinjtë socialistë në Shkodër.

“Voltana ka ngritur një çadër për të bllokuar këtë takim. Një çadër me justifikimin se sot është dita ndërkombëtare e familjes. Ne u spostuam pak dhe e zhvilluam këtë takim, por çadra ku është?!, u shpreh Rama ndërsa u kërkoi shkodranëve që të ndëshkojnë PD-në e cila i ka harruar shkodranët prej 27 vitesh.

“PD prej 27 vjetësh merr mbështetjen në Shkodër. Jo për të ndihmuar Shkodrën, por për të qenë mbi Shkodrën.  Partitë janë për të shërbyer, nuk janë skuadra futbolli që edhe nëse shkon në kategorinë e 7 do ndiqen. Ka ardhur koha që PD të marrë ndëshkimin e merituar për harresën e më shumë se çerek shekulli të Shkodrës”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA