
Projekti i markatës së re të Korçës, që është konceptuar jo vetëm si një pikë që forcon ekonominë lokale, por edhe një atraksion turistik, është prezantuar në qytetin juglindor, ndërsa së shpejti pritet të nisin punimet për ndërtimin e saj.
Të paktën 170 tregtarë do të operojnë me aktivitetin e tyre në këtë markatë, që, sipas zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, sjell një koncept të ri, ku trashëgimia industriale ndërthuret me bashkëkohoren.
Sipas tij, ky projekt, së bashku me shumë projekte të tjera në vend, që kanë përfunduar ose janë në proces, kthejnë në vëmendje modelin e rikualifikimit të zonave urbane dhe ofrojnë mundësi të shumta për ngritjen e ekonomisë së qyteteve tona.
Markata e Korçës, një investim i përbashkët i Bashkisë Korçë, projektit IADSA dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal – RED, do të pozicionohet tek ish-zona e UMB-së dhe synon mes të tjerash edhe promovimin e produkteve autentike bujqësore të të gjithë rajonit juglindor.
Top Channel