Në nder të Gramoz Pashkos, krijohet “Institute Europian Pashko”

15/05/2017 00:00

Me iniciativën e Universitetit Europian të Tiranës u krijua “Institute Europian Pashko”, për nder të profesorit të ekonomisë politike, Gramoz Pashkos.

Një bord këshillimor me emra të spikatur të fushave të ndryshme, i drejtuar nga profesor Selami Xhepa do të ndihmojë në promovimin e pesë programeve për vlerat e demokracisë liberale, ekonomisë së lirë të tregut dhe europianizimin.

Profesor Xhepa tha në fjalën e tij të prezantimit se “Institute Europian Pashko” do të synojë promovimin e vlerave të lirisë në ekonomi, media në funksion të debatit publik të çështjeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Anëtarë të këtij bordi janë edhe deputeti socialist Ervin Bushati, gazetari Mustafa Nano, e të tjerë.

Emri i profesor Gramoz Pashkos iu vu këtij “Institute” pas dakordësisë me familjen, për shkak se, ishte ideatori i parë i reformave ekonomike të ndërmarra pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Top Channel