Dokumenta falso në tender, 2 vjet burg italianit

15/05/2017 00:00

Gjykata e Tiranës dënoi me dy vite burgim shtetasin italian Antonio Abruzzio, i cili u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Abruzzio është administrator i firmës “Ecologica”, e cila nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kishte hyrë në procedurat e tenderimit për të fituar të drejtën e pastrimit të pjesës lindore të Tiranës.

Por komisioni i veirifikimit konstatoi se firma në fjalë, nëpërmjet administratorit Abruzzio kishte paraqitur të gjithë dokumentacionin e falsifikuar sa i takon mjeteve dhe makinerive të pastrimit.

Ministria e Financave konfrimoi gjatë gjykimit se mjetet nuk kishin kolaudim dhe kishin të dhëna të tjera fiziko-teknike krahasuar me ato që ishin paraqitur në dokumentacion.

Me të njëjtat dokumenete, Abruzzio ka tentuar të marrë edhe pastrimin e qytetit të Kavajës. Pas vendimit, shtetasi italian pritet të shpallet person në këkrim, pasi gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë.

Top Channel