Sarandë, vetëvaret pas konfliktit me bashkëshorten
14/05/2017 00:00
Policia e Sarandës ka njoftuar se, rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të këtij qyteti, dyshohet se është vetëvarur shtetasi me iniciale A.D., rreth 47 vjeç.
Ky shtetas është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë, ka ndërruar jetë rrugës për atje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Top Channel