
Policia Kufitare në Portin e Durrësit goditi një tentativë të trafikut të narkotikëve drejt brigjeve të Italisë.
Nga kontrolli i imtësishëm që iu bë automjetit me targa AA 630 PY, policia konstatoi modifikime të mjetit në pjesën e poshtme në të dy anët, ku ishin vendosur dy tuba metalike, brenda të cilëve u gjetën 23 pako me kanabis, me peshë totale 23,2 kilogramë.
Pas gjetjes së lëndës narkotike, policia arrestoi në kushtet e flagrancës drejtuesin e mjetit, shtetasin Arben Dobrozi, 41 vjeç, banues në Bilaj të Fushë-Krujës.
Për momentin, nuk jepen të dhëna mbi implikimin e personave të tjerë në këtë tentativë të trafikut të narkotikëve, ndërsa materialet i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Top Channel