Basha: Duam tranzicion të butë

14/05/2017 11:50

“Shqiptarët folën dhe nuk do të ketë zgjedhje fasadë”, sipas Lulzim Bashës. Një ditë pas protestës, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se nuk ka tërheqje nga kërkesat.

“Republika e re kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat mund të sigurohen vetëm përmes një qeverie teknike, që ndahet nga krimi, që lufton drogën, që jep garancinë përmes reformës zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik”, tha Basha.

Kryetari i opozitës deklaroi se nuk do të ketë khim prapa.

“Republika e re e ka nisur rrugën e saj dhe nuk do të ketë asnjë hap prapa. Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani i saj ogurzi dhe i papranueshëm për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, për të bërë zgjedhje fasadë, për të zgjedhur Parlament me diktatin e krimit, nëse nuk pranon përmes dialogut politik t’i hapë rrugë zgjidhjes së butë me zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë republika e re do të marrë në dorë me të gjitha format e mënyrat fatet e qytetarëve, institucionet e republikës, Kushtetutën e re dhe së bashku, paqësisht, por me vendosmëri, do të përmbysim republikën e vjetër”, deklaroi Basha.

Kreu demokrat falenderoi të gjithë ata që iu bashkuan protestës së opozitës më 13 maj. Ai shprehu mirënjohje edhe për aleatët dhe deklaroi se nuk ka për të pasur kompromis me zgjedhjet e lira e të ndershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA