Parada e “ylberit”. LGBTI bën marshimin, asnjë incident

13/05/2017 00:00

Ndonëse në një ditë me protestën e Partisë Demokratike edhe përfaqësues të komunitetit LGBTI kanë zhvilluar paradën e majit në një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në shenjë proteste, duke kërkuar të drejtat e këtij komunitet dhe mos lejimin e diskriminimit të tyre.

“Ne kemi vendosur të mos fshihemi më as në shkollë, as në punë, as në  jetën ku jetojmë”, tha Kristi Pinderi.

Parada e komunitetit LGBTI këtë vit i kujton politikës shqiptare se koha e premtimeve ka skaduar ndaj duhet t’i vënë në zbatim ato.

Ata insistojnë në njohjen e bashkëjetesës së personave LGBTI.

“Të drejtë kanë të gjithë njerëzit pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor”, tha Pinderi.

Përfaqësuesit do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme përgjatë gjithë javës, ku ndër to është planifikuar që tre policë anglezë të këtij komuniteti do të trajnojnë policinë shqiptare.

Top Channel