
Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Levan-Vlorë.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra është përmbysur.
Me t’u informuar, drejt vendit të ngjarjes janë nisur auto-ambulancat dhe patrullat e policisë, që kanë bërë të mundur shoqërimin e të lënduarve në spitalin rajonal të Vlorës, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve, në secilën nga automjetet, njëri tip “Ford” me targë “AA 103 DV” dhe tjetri “Dacia” me targë “AA 471 LF”, udhëtonin nga dy persona. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel