Fushata, Meta në Skrapar. Balla në Elbasan: Jo dhunë

13/05/2017 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Bashkinë e Skraparit, shoqëruar nga deputetë të LSI por edhe Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se investimet e kryera në Bashkinë e Skraparit do të bëjnë të mundur rritjen e numrit të turistëve por edhe të mirëqënies së banorëve të Skraparit.

“Skrapari ka bukuri pafund dhe unë besoj që ato do të kthehen në njëshans dhe në një mundësi për të gjithë banorët e kësaj zone për të jetuar mëmirë dhe për të siguruar një të ardhme shumë më të mirë”, deklaroi Meta.

Meta mori pjesë edhe në inaugurimin e punimeve të rrugës Përmet-Skrapar, një rrugë që do të ndihmojë në zhvillimin e kësaj zone.

“Ne sot inaugurojmë edhe fillimin e punimeve të rrugës Skrapar-Përmet, qëështë një rrugë mjaft e rëndësishme dhe një shpresë mjaft e madhe përzhvillimin e gjithë kësaj zonë, është një rrugë e cila lidh dy nga luginat më të bukura të vendit tonë, atë të Osumit dhe të Vjosës, e që do të shumëfishojëfluksin e vizitorëve dhe turistëve duke qenë një mënyrë dhe një unazë që dotë lidhi në një rrugë krejt të re dhe shumë interesante edhe dy qytetet e UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, përmes Skraparit dhe Përmetit”, tha Meta.

Taulant Balla: Jo dhunë

Nga Librazhdi, gjatë një takimi me gra dhe vajza, drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla pati një thirrje për ata që i janë bashkuar protestës së opozitës.

“Protesta bëni sa të doni, por xhama mos thyeni, gurë mos hidhni, Shqipërinë mos e e prishni sepse Shqipëria boll ka vuajtur këto 25 vite. Nuk na duhen më as ‘97 as ‘98 sepse të parat që vuajnë më shumë nga dhuna janë nënat, janë motrat dhe ato që qajnë më shumë janë nënat e motrat. Apeli im edhe një herë është të mos ketë dhunë, por vetëm protestë paqësore, pavarësisht se unë nuk gjej asnjë arsye për të qenë një qytetar i thjeshtë në atë protestë. Në atë protestë nuk protestohet për vende pune, në atë protestë nuk protestohet për mirëqenie, nuk protestohet për shtet, por për të kundërtat e këtyre”, tha Balla.

Balla foli edhe për projektet e qeverisë përgjatë 4 viteve, që kanë shndërruar Librazhdin por edhe gjithë Shqipërinë përmes Rilindjes Urbane, ndërsa premtoi se edhe më shumë do të bëhet gjatë mandatit të dytë.

Dako dhe Ekonomi takojnë të rinjtë: Prioritet, punësimi

Forumi Rinor i PS organizoi në Durrës aktivitete sportive, në të cilën morrën pjesë edhe kandidatët për deputetë për qarkun e dytë më të madh në vend. I deleguari i PS për Durrësin, kryetari i Bashkisë Vangjush Dako i kërkoi të rinjve të angazhohen sa më shumë për zgjedhjet e qershorit, për të siguruar fitoren e socialistëve.

“Nëpërmjet forcës suaj si rini, ju mund të mbështesni Partinë Socialiste, mbështesni Edi Ramën, sepse keni besimin e plotë që ai dhe Partia Socialiste mund të bëjnë më të mirën për Shqipërinë që duam, mund të kemi mirëqenie, do të kemi punësim dhe do të kemi atë që kërkojnë të gjithë, shtet”, u shpreh kryebashkiaku”

Dako premtoi para të rinjve se prioritet i qeverisë së majtë është punësimi i tyre.

“Të jeni të sigurtë që është në fokusin tonë kryesor, një nga objektivat, prioritetet e qeverisjes tonë është mundësia, hapësira që do ti krijojmë të gjithë të rinjve për të patur një jetë të sigurtë dhe të qëndrueshme në Shqipëri”, tha Dako.

Edhe ministrja Ekonomi, kandidate për Durrësin, tha se përmes të rinjve socialistët do të arrijnë ta bëjnë Shqipërinë shtet.

“Është shumë e rëndësishme që ju të bëheni pjesë e programeve dhe projekteve rinore kombëtare e ndërkombëtare, mos harroni asnjëherë, që Shqipëria mund të bëhet një vend edhe më i mirë në qoftë se bashkëpunoni me vende të tjera ballkanike. Ne do t’ja dalim për të bërë Shqipërinë që duan për të bërë më shumë shtet, për të pasur më shumë mirëqenie dhe për të sjellë më shumë punë”, tha Ekonomi. 

Top Channel