Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Dhjetëra forca policie jo vetëm nga Tirana, të ndërhyrjes së shpejtë por edhe nga policia në rrethe janë vendosur përreth kryeministrisë në vijim të planit të masave për protestën e opozitës që mbahet këtë të shtunë.
Policia thotë se janë më shumë se 2000 efektivë pa llogaritur agjentët e krimeve të cilët po vezhgojnë elementët me prirje të dyshimta.
Pak orë para protestës së opozitës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako takoi Prokurorin e Përgjithshëm ndërkohë që asnjë prej tyre nuk dha një deklaratë mbi arsyet e këtij takimi, megjithëse zyra e shtypit njofti se do të kishte një deklaratë për shtyp, e cila u anullua në çastet e fundit.
Policia e Shtetit njoftoi se Partia Demokratike nuk i ka plotësuar kushtet për ta konsideruar protestën ligjore. Burimet thane më herët se policia në Tiranë dhe në qarqe ka shoqëruar dhjetëra persona me prirje antiligjore dhe precedentë kriminale.
Top Channel