
Kryeministri Edi Rama takoi një grup të rinjsh të sapodiplomuar me të cilët bisedoi mbi reformën në administratën publike dhe të mirat e saj.
“Kur vjen puna te shërbimi civil, efekti mik, parti, para është minimizuar jashtëzakonisht shumë. Nuk mund të them që është eliminuar 100 për qind por është minimizuar dhe kush lufton e merr”, tha Rama.
Në administrate, tha kryeministri, kur e fiton vet vendin e punes dhe je aty me meritë ka ndryshim të madh në raport me institucionin sesa kur ke me mik dhe nuk dihet se kur do të heqin. Dhe tek ne miku, partia e ryshfeti tha Rama janë përdorur shumë ndërkohë që në BE statistikat tregojnë tjetër gjë.
“Në vendet e BE një student sado mirë të ketë mbaruar, për të marrë punën e parë mesatarja e intervistave të punës është 25. 25 intervista që të shkosh ta kërkosh punën, të thërrasin, të dëgjojnë, të thonë jo jo jo derisa të marresh një punë. Ndërkohë që tek ne jemi mësuar me idenë që në të parën me mamin, babin, kusherinjtë, partinë a ku di unë shkojmë të marrim punën e parë dhe nuk funksionon”, vijoi Rama.
Rama u ndal edhe tek portali online i aplikimeve për punë kur tha se aty çdo gjë është transparente dhe kandidatët renditen në bazë të pikëve dhe profesioneve që kanë.
Top Channel