Në orën 15:00, ish-Kryeministri Sali Berisha pati një takim në zyrën e tij me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu.

Siç njoftohet, në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi situatën në vend. Berisha theksoi se situata është shumë kritike, sepse, sipas tij, Edi Rama, pasi ka mbushur për qellime elektorale  vendin me drogë dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminelë e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri.

Në takim u diskutua gjerësisht rëndësia e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA