Lezhë, sekuestrohen 9 mina me telekomandë; 2 të arrestuar

11/05/2017 09:30

9 mina me telekomandë, të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, iu sekustruan dy të rinjve nga Tirana, të cilët u arrestuan në Lezhë, në kuadër të operacionit të koduar “Etalon”.

Ata ishin në vëzhgim prej disa kohësh nga policia, që kishte informacione në rrugë operative mbi aktivitetin e tyre kriminal. Në çantën që iu sekuestrua 21-vjeçarit Franko Çinari dhe 18-vjeçarit Stavro Kotorri, policia gjeti edhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e minave. Në këkrim është shpallur edhe një 30-vjeçar po nga Tirana, ndërsa, sipas burimeve nga policia, nga grupi mund të siguroje një minë të telekomandueshme në distancë për 3 mijë euro.

Po sipas burimeve, dyshohet se 9 minat që janë sekuestruar do t’i dorëzoheshin një biznesmeni nga veriu i vendit, megjithatë për këtë rast Policia e Lezhës po vijon hetimet.

18-vjeçari i arrestuar Stavro Kotorri rezulton djali i biznesmenit Hikmet Kotorri, i cili u ekzekutua me armë zjarri në kryeqytet, në maj të vitit 2013 pranë banesës së tij, në zonën e njohur si Tregu Elektrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA