Gjyqtarët e ngarkuar; kërkohet rishikimi i hartës së gjyqësorit

11/05/2017 00:00

Nga reforma në drejtësi, tashmë duket se po përdoret vetëm termi “Vetting”, por për gjyqtarët aplikimi sa më shpejt i saj do të zgjidhte edhe çështje të përditshme të gjyqësorit, sikurse janë mbingarkesa dhe  harta e re gjyqësore.

Kjo hartë parashikon reduktimin e Gjykatave të Apelit nga gjashtë në 4 në rang vendi .

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi kujtoi se Gjykata e Durrësit ka vetëm 16 gjyqtare, të cilët duhet të përballen me fluksin e dosjeve duke shqyrtuar më shumë se 10 çështje në ditë.

“Shpresojmë që në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të caktohet numri i gjyqtarëve nëpër gjykata, ku duhet të përfshihet edhe harta e re, sepse siç parashikohet në këtë hartë Kruja përfshihet në Durrës”, thotë gjyqtarja Qeleshi.
 
Gjate një viti, në Gjykatën e Durrësit janë dorëzuar për t’u gjykuar 7131 çështje, ndërkohë që fluksi mbetet shqetësues për të gjitha gjykatat e mëdha.

Top Channel