Në përfundim të afatit të aplikimit të publikuar për shpalljen e vendeve vakante dhe rithirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, Avokati i Popullit publikoi emrat e kandidatëve aplikues për këtë pozicion.

Lista:
1.       Tartar Bazaj
2.       Petrit Gaçi
3.       Ilir Nikolla

Kësaj liste mund t’i bashkangjiten edhe aplikantët kandidatë, të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës 08.05.2017  me postë, sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

Për fazën e rishpalljes për shprehje interesi për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga Avokatia do të jenë të vlefshme aplikimet për të gjithë kandidatët e fazës së mëparshme, të cilët janë njoftuar se kanë plotësuar kriteret formale për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Top Channel