
Një çift të moshuarish nga Holanda janë aksidentuar në aksin rrugor Borsh-Kuç pranë vendit të quajtur “Qafa e Dërrasës”, teksa kanë qenë duke udhëtuar me motor.
Raportohet se si pasojë e humbjes së kontrollit të motorit ata kanë dalë nga rruga, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja holandeze L.C, 65 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit E.Z., 66 vjeç nuk ka pasur dëmtime.
E dëmtuara pas ndihmës së parë mjekësorë të marrë në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç, u transportua drejt Spitalit Rajonal Vlorë për mjekim më të specializuar.
Mësohet se dy shtetasit e huaj kishin dalë për turizëm malor në zonat përreth fshatit Kuç. Ndërkohë raportohet se policia po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.
Top Channel